Xhensila Myrtezaj paralajmëron bashkëpunimin e dytë me Ardian Bujupin

Xhensila Myrtezaj paralajmëron bashkëpunimin e dytë me Ardian Bujupin

Showbiz July 06, 2020 - 09:40

Gjatë kësaj vere pritet të publikohen shumë produksione të reja muzikore. Artistët kanë paralajmëruar produksionet e tyre muzikore, disa prej të cilave pritet të jenë edhe bashkëpunime.

Një prej tyre është edhe bashkëpunimi i Xhensila Myrtezajt me Ardian Bujupin. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin e saj social "Instagram", bashkëngjitur të cilit shkruan “Ne rikthemi të premte”.

Kënga mban titullin “Panorama” dhe fansat mezi po e presin. Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi edhe në vitin 2018 ata sollën për publikun hitin “Çika çika”. /tvklan.al

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on