Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Fifi flet rreth një bashkëpunimi të ri me PINT-at

Fifi flet rreth një bashkëpunimi të ri me PINT-at

Showbiz August 04, 2020 - 18:28

Fifi është në përgatitje të këngëve të reja.

Për të qenë më afër fansave, këngëtarja Fifi iu përgjigj së fundi pyetjeve të shumta të tyre, shkruan lajmi.net.

Artistja foli rreth projekteve të reja, teksa zbuloi se gjatë muajit tetor do të publikojë duetin me Ermal Fejzullahun.

Një prej ndjekësve i shkruan “Naj bashkpunim me pintat?”, kurse përgjigja e saj ishte “Gjithe me bo diqka t’re me djemt ma t’djegst n’sheher”.

Kujtojmë se “Psikopatja jote”, titullohet dueti i Fifit, të cilin në vitin 2018 e solli në bashkëpunim me MC Kreshën dhe rezultoi shumë i suksesshëm duke marrë 27 milionë klikime në YouTube.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë kësaj radhe Fifi, ndërsa kënga e saj e fundit mbetet “Pa Gajle”, në duet me Young Zerkën.

Image