Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Rita Ora i përgjigjet thirrjes së “UNICEF”-it, organizon koncert nga shtëpia

Rita Ora i përgjigjet thirrjes së “UNICEF”-it, organizon koncert nga shtëpia

Showbiz August 07, 2020 - 16:34

Prej disa muajsh, pandemia ka ‘pushtuar’ botën duke krijuar vështirësi dhe probleme të ndryshme. Artistët janë përpjekur të japin kontributin e tyre, për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të cilat kanë më shumë nevojë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora i është bashkur një nisme shumë të rëndësishme. Ajo në bashkëpunim me ‘UNICEF’, ka organizuar një koncert në shtëpi, për të ndihmuar fëmijët që janë prekur më shumë nga Covid-19.

Këngëtarja u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që të ndihmojnë me aq sa mundësi që kanë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

 

“Është një nder i madh të performojë nga shtëpia ime për të mbështetur thirrjen më të madhe të ‘UNICEF’ në histori. Ju lutemi dhuroni gjithçka që mundeni në linkun në bio-n time. Në të gjithë botën, koronavirus po shkatërron gjithçka. Po mbyll shkollat, po ndalon foshnjat të bëjnë vaksina dhe po e bën jetën në zonat e varfëra edhe më të vështirë. Një brez i tërë fëmijësh janë në rrezik dhe unë ju bëj thirrje që të dhuroni çfarë të mundeni“./tvklan.al