Denzel Washington, i cili dikur paguante shkollimin e Chadwick Boseman, tash i bën nderimet e tij

Denzel Washington, i cili dikur paguante shkollimin e Chadwick Boseman, tash i bën nderimet e tij

Showbiz September 01, 2020 - 15:39

CNN shkruan se Chadwick Boseman u referua si "Denzel Washington i ardhshëm" dhe ky i fundit e ka kujtuar Bosemanin si një "shpirt të butë".

Një përfaqësues i Washingtonit dha një deklaratë për CNN duke i bërë homazhe Bosemanit i cili vdiq javën e kaluar në moshën 43 vjeçare, pas një beteje katër-vjeçare me kancerin e zorrës së trashë, transmeton Zeri.info

"Ai ishte një shpirt i butë dhe një artist i shkëlqyer, i cili do të qëndrojë me ne për përjetësinë përmes shfaqjeve të tij ikonike gjatë karrierës së tij të shkurtër por të ndritshme," tha Washingtoni në deklaratën e tij. "Zoti e bekoftë Chadwick Bosemanin", ka thënë ai.

Të dielën në mbrëmje ABC transmetoi një speciale për "Chadwick Boseman: Një Nderim për një Mbret”, pas një transmetimi pa reklama të "Black Panther". Gjatë speciales, aktorja e famshme Phylicia Rashad tregoi historinë kur ajo mentoroi Bosemanin, ndërsa jepte mësim në Universitetin Howard kur ai ishte student atje.

Rashad tha se ajo mori një telefonatë që një grup studentësh të saj kishin bërë audicion dhe ishin pranuar në programin Midsummer të Akademisë së Dramës Britanike Amerikane, por nuk do të merrnin pjesë sepse nuk mund ta përballonin atë. "E telefonova një mik timin, dhe ai më thirri përsëri ku biseduam rreth pesë minuta, dhe ai tha 'Mirë, unë merrem me këto para'", tha Rashad. Ai mik ishte Denzel Washingtoni dhe Boseman tregoi me mirënjohje historinë vitin e kaluar gjatë një fjalimi për nder të Washingtonit kur ai u zgjodh të merrte Çmimin për Arritjet e Jetës të Institutit Amerikan të Filmit në 2019. "Nuk ka Black Panther pa Denzel Washingtonin. Dhe jo vetëm për shkakun tim, por të gjithë kolegë e mi - ai brez i ri - qëndron mbi supet tua", tha Boseman.

Washingtoni dukshëm i prekur u ngrit në këmbë dhe duartrokiti Bosemanin pas fjalimit të tij. /Zëri