Nik Xhelilaj në krah të aktorëve më në zë turq

Nik Xhelilaj në krah të aktorëve më në zë turq

Showbiz September 01, 2020 - 16:28

Nik Xhelilaj po i shijon sukseset e shumta.

Nik Xhelilaj aktualisht ka një karrierë  të suksesshme mes Turqisë dhe Gjermanisë në fushën e kinematografisë.Sezoni i ri televiziv rikthen në ekran aktorin e njohur pasi ai do të jetë pjesë e serialit më të ri që nis së shpejti transmetimin në televizionin publik TRT, transmeton lapsi. Ai do t’i japë jetë një personazhi historik në serialin “Uyanë Büyük Selçuklu”, ndërsa do të jetë në rol dytësor në këtë produksion të ri të kinematografisë turke.

Nik ishte aktori i fundit që iu bashkua kastit, i përbërë nga emra të rëndësishëm të filmave turq.

Ndër to Buëra Gülsoy, Ekin Koç, Leyla Tuëutlu, Sevda Erginci, Gürkan Uygun, Mehmet Özgür, Osman Sonant, Hatice ëendil, ëlker Këzmaz dhe Cemal Toktaë. Seriali që ka një buxhet gjigant, trajton historinë e fisit Selxhuk.

Image

Së fundi, ka qenë pjesë e serialit ‘Kryeqyteti Abdulhamid’, dhe po ashtu ka qenë pjesë e serialit ‘Qyteti i Humbur’ si dhe ka patur rol protagonist në serialin ‘Frymëmarrje’, serial në të cilin ishte anëtar i një organizate terroriste.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

World premiere #theroadnottaken #guest #berlinale2020 @lorealmen @berlinale

A post shared by NIK XHELILAJ (@nik_xhelilaj) on