Bebe Rexha sjell pamje nga festa për ditëlindjen e 31-të

Bebe Rexha sjell pamje nga festa për ditëlindjen e 31-të

Showbiz September 02, 2020 - 13:20

Bebe dukej krejtësisht ndryshe për ditëlindje.

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit fotografi nga ndeja që kishte organizuar për të festuar ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kishte zgjedhur të dukej shumë joshëse e veshur me një fustan të shkurtër vjollcë, ndërsa flokët i kishte bërë gërsheta.

“Ditëlindja ime ishte e mirë. Faleminderit për dashurinë, ju dua”, shkroi Bebe sipër fotografive që ndau me ndjekësit.

Sa i përket projekteve muzikore, Bebe Rexha ka punuar disa këngë gjatë këtyre muajve, por do t’i publikojë vetëm atëherë kur të mendojë se është koha e duhur. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

My birthday was nice. Thank you for all the love. Love you ë

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on