Fansat e duan Rihannan si presidente të ardhshme të Barbados

Fansat e duan Rihannan si presidente të ardhshme të Barbados

Showbiz September 22, 2020 - 18:24

Fansat kanë kërkuar që Rihanna të bëhet presidente.

Rihanna është shumë e dashur për publikun dhe jo vetëm si këngëtare, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Fansat së fundmi kanë reaguar pasi dëshirojnë që krijuesja e “Fenty” të zëvendësojë Mbretëreshën si kryetarja e ardhshme e shtetit të Barbados, meqë u konfirmua se monarkia britanike nuk do të jetë më në krye të ishullit të Karaibeve.

Fansat e 32 vjeçares po kërkojnë që artistja nga Barbados të bëhet udhëheqësja e tyre e ardhshme.

“Urime Barbadosit për këtë nismë. Është koha që mbretëresha legjitime, Rihanna, të ulet në fronin e saj”, shkroi një përdorues i Twitter.

“Rihanna nuk ka publikuar këngë të reja sepse do të jetë mbretëreshe e Barbadosit pasi Elizabeta të largohet”, tha një tjetër.

“Vendosni Rihannan si kryetare të shtetit”.“Po jua them tani. Rihanna mbretëresha e re e Barbados”, vazhduan të tjerët.