Shqiptarja Eleni Foureira refuzon kërkesën e Qipros për të shkuar në Eurovision 2021

Shqiptarja Eleni Foureira refuzon kërkesën e Qipros për të shkuar në Eurovision 2021

Showbiz September 24, 2020 - 18:08

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka refuzuar kërkesën e televizionit publik qipriot (RIK) për të përfaqësuar ishullin për të dytën herë në Eurovision 2021.

Gazetari grek Giannis Poulopulos dha lajmin sot në emisionin e mëngjesin “Eftychite”. në televizivionin grek. Ai zbuloi se një burim në “Panik Records” - labeli i këngëtares konfirmoi se këngëtarja e hitit "Fuego" nuk do të konkurrojë në Eurovision 2021 për Qipron, transmeton Zeri.info.

Sipas burimeve Eleni përfundimisht do të dëshironte të kthehej në Eurovision, por vetëm kur gjërat të jenë më mirë në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe festivali t’i kthehej normalitetit.

Kujtojmë se Eleni në vitin 2018 ka përfaqësuar Qipron në Eurovision me këngën “Fuego” duke i dhënë rezultatin më të mirë në këtë festival pasi u radhit e dyta.

Ndërkohë EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropian), ka bërë të ditur javën e kaluar se ka përgatitur katër skenarë për zhvillimin e Eurovision 2021, varësisht nga situata me pandeminë.

Po ashtu, edhe Shqipëria ka konfirmuar ditë më parë pjesëmarrjen në Eurovisionin e vitit të ardhshëm./Zëri