“Rave” fton Andin të bashkohet në serinë tonë në “Pepperon the Beach”

“Rave” fton Andin të bashkohet në serinë tonë në “Pepperon the Beach”

Showbiz October 08, 2020 - 14:54

Tashmë të gjithë jemi të familjarizuar me “Live Stream”, që “Rave Travel” po organizon.

Këtë herë të ftuar në “Pepperon the Beach” në Dhërmi, “Rave” do të organizojë një performancë live të artistit që vjen nga Tirana.

Nuk ka asgjë më të bukur sesa pritja e perëndimit nën tingujt e muzikës së Andi Qafmollës, i njohur në skenë me emrin Andi.

Muzika që ai luan është house, progressive, melodic tec.

Andi ka performuar në skenë me shumë artistë të njohur botërorë, si: Nico Stojan, Be Svendsen, Mike Steva, Lehar, Musumeci, Andy Bros, Laolu, Christos Fourkis, Nikos Diamantopulos, Da Mike, Papa, Leon, Giuseppe Calipari.

Të dielën në orën 21:00.

Mos mungoni në këtë paraqitje të veçantë, që “Rave” ka përgatitur për ju.