Rita Ora tregon aftësitë e saj në gatim, duke përgatitur një nga pjatat e saj të preferuara

Rita Ora tregon aftësitë e saj në gatim, duke përgatitur një nga pjatat e saj të preferuara

Showbiz October 13, 2020 - 16:33

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, tregohet gjithmonë shumë e hapur për fansat e saj.

Së fundmi, 29-vjeçarja ka realizuar një video të veçantë për Revistën e famshme “Elle” në kuzhinën e saj.

Rita ka treguar kësaj radhe aftësitë e saj në gatim, duke provuar të gatuajë një nga ushqimet e saj të preferuara.

Në videon e publikuar tashmë në kanalin YouTube, Rita u tregon fansave se si ajo gatuan një pjatë Penne all’Arrabbiata.

Para se të fillojë gatimin, këngëtarja shqiptare e qerasë veten me një gotë ‘tequila’ nga marka e saj e famshme e pijeve “Prospero”.

Fillimisht ajo nis me zierjen e makaronave, gjersa në të njëjtën kohë përgatit salcën që do t’i shoqërojë ato.

E veshur me një fustan të shkurtër portokalli dhe me flokë të shkurtra të kapura me një kapëse, Rita dukej si një shtëpiake e vërtetë përgjatë videos.

Ajo arriti t’ua dëshmojë fansave se është mjaft e mirë edhe në gatim dhe merret me përgatitjen e ushqimit kur herë pas here ka kohë, ndonëse është një yll botëror. 

Image

Image