Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Bella Hadid në lidhje me nipin e aktorit Jack Nicholson

Bella Hadid në lidhje me nipin e aktorit Jack Nicholson

Showbiz October 14, 2020 - 15:09

Bella Hadid, është në lidhje dashurie me Duke Nicholson, nipi i aktorit të famshëm Jack Nicholson, shkruan “New York Post”.

Çifti ka kaluar kohë së bashku në fshehtësi qe një muaj në New York me ç’rast edhe e kanë festuar ditëlindjen e Bellas, para se ajo të nisej në një udhëtim me mikeshat e ngushta. Bella Hadid e ka mbajtur lidhjen e re romantike larg rrjeteve sociale, por i ka postuar disa fotografi nga festa e ditëlindjes më shoqe në një ishull privat.

Duke Nicholson ka luajtur në filmin e suksesshëm horror të Jordan Peeles të lansuar në vitin 2019, “Us”, si dhe do ta portretizojë rolin e Derrick Millebranit, në trilerin e ardhshëm “Dreamland”, raporton Zeri.info.

Ai po ashtu ka eksperiencë edhe në fushën e modës, si e dashura e tij, si dhe ka qenë i përfshirë në ballinën e albumit të këngëtares Lana Del Rey, “Norman F****** Rockëell”. Lidhja e fundit romantike e supermodeles Hadid, ishte me këngëtarin The Weeknd, por fatkeqësisht lidhja nuk i mbijetoi sfidave që i sjellë fama dhe angazhimet e shumta në karrierë, dhe kështu përfunduan të ndarë pas një viti./Zëri