Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Angelina Jolie shkruan libër për të drejtat e njeriut

Angelina Jolie shkruan libër për të drejtat e njeriut

Showbiz October 18, 2020 - 22:20

Angelina Jolie përdori periudhën e karantinës për të qenë produktive.

Përveç promovimit të filmit të ri dhe pjesëmarrjes në aksione të shumta humanitare, aktorja po punon edhe për një libër të ri, shkruan InStyle.

Organizata për të drejtat e njeriut, “Amnesty International” ka njoftuar se Jolie ka bashkëpunuar me ta në një libër të ri që do të botohet në shtator të vitit 2021.

Një libër i quajtur “Njihni të Drejtat tuaja (dhe Kërkoji Ato)” duhet t’i ndihmojë të rinjtë të kuptojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut.

“Sot kemi të rinj të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar. Por shumë luftojnë me dezinformimin e të rriturve, mungesën e vetëdijes për të drejtat e tyre dhe mungesën e njohurive se si të përdorin specifikat e të drejtave të tyre, duke i zbatuar ato në vendet, në të cilat jetojnë. Ne duhet t’u japim atyre mjete për të forcuar betejat dhe fuqizimin e tyre”, tha Jolie.

Libri është, sipas Amnesty International, një vizion që të gjithë të rinjtë e njohin dhe mund të kërkojnë të drejtat e tyre, pa marrë parasysh kush janë ata ose ku jetojnë.