Aktori Jeff Bridges diagnostikohet me limfomë

Aktori Jeff Bridges diagnostikohet me limfomë

Showbiz October 20, 2020 - 14:26

Aktori amerikan fitues i Oskarit, Jeff Bridges, ka zbuluar se është i sëmurë nga limfoma, por thotë se “parashikimi është i mirë”, raporton BBC.

Në një cicërimë duke i bërë jehonë karakterit të tij “Dude” në “The Big Lebowski”, Bridges tha se ai ishte duke filluar trajtimin, duke pranuar se ishte një “sëmundje e rëndë”. Limfoma është një formë e kancerit që prek sistemin limfatik, i cili është pjesë e rrjetit luftues të mikrobeve të trupit, transmeton”Zeri.info”.

“Jam diagnostikuar me limfomë. Edhe pse është një sëmundje e rëndë, ndihem me fat që kam një ekip të mrekullueshëm të mjekëve dhe parashikimi është i mirë. Po e filloj trajtimin dhe do t’ju njoftoj për rikuperimin tim”, shkroi ai në Twitter.

Bridges, 70-vjeç, fitoi Çmimin e Akademisë për Aktorin më të Mirë në 2010 për rolin e këngëtarit alkoolik në filmin “Crazy Heart”. Ai është i njohur gjithashtu për rolet e tij në “The Last Picture Show”, “The Contender and Starman”, si dhe në filmin kult “The Big Lebowski” në 1998, ku ai luan “The Dude”, një dembel i Los Angeles.

Në një intervistë për BBC në 2016, Bridges tha: “Vërtet përpiqem shumë që të mos bëj filma. Mundohem të mos aktroj sepse kam shumë gjëra të tjera që më pëlqen të bëj, si të luaj kitarë. Porsa të angazhohesh, vërtet je i zënë, prandaj vërtet përpiqem të mos angazhohem”. /Zëri