Dua Lipa do të publikojë këtë javë këngën e re ‘Fever’ me këngëtaren belge Angèle

Dua Lipa do të publikojë këtë javë këngën e re ‘Fever’ me këngëtaren belge Angèle

Showbiz October 26, 2020 - 16:11

Dua Lipa ka vendosur të publikojë një single krejt të ri këtë javë - ‘Fever’, dhe do të lansohet zyrtarisht të premten me 30 tetor, raporton NME.

Kënga e re që ylli do ta publikojë, dhe që është e para nga albumi i saj ‘Future Nostalgia’ dhe albumi pasues i saj me remixe, do të shfaqë edhe këngëtaren belge Angèle.

Kënga e re pason edhe versionin e fundit të këngës ‘Levitating’ nga albumi ‘Future Nostalgia’, në bashkëpunim me artistin DaBaby.

Një bashkëpunim midis Duas dhe Miley Cyrus po flitet që një kohë së është gjithashtu në rrugë, dhe premtojnë se do të vjenë "shumë shpejt".

Javën e kaluar, Dua Lipa njoftoi se e ka anuluar turneun e saj për herë të dytë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë.

Këngëtarja fillimisht e shtyu turneun deri në janar 2021, por tani ka njoftuar se shfaqjet nuk do të vazhdojnë deri në shtator të vitit të ardhshëm. Biletat mbeten të vlefshme për datat e reja./Zëri