Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
George Clooney ua dhuroi 14 miqve të tij nga një milion dollarë

George Clooney ua dhuroi 14 miqve të tij nga një milion dollarë

Showbiz November 19, 2020 - 13:52

George Clooney ka konfirmuar një histori të pabesueshme se ai iu kishte dhuruar 14 miqve të tij të ngushtë nga 1 milion dollarë.

Në një intervistë për “GQ”, Clooney tregoi arsyen që e çoi të merrte këtë vendim.” Mendova se ajo që kam janë këta njerëz që për një periudhë prej 35 vitesh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo në një tjetër” është shprehur ai, transmeton oranews.

Mes tjerash George shtoi: “Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi. Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Prandaj vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollarë secilit”.

George Clooney tani nuk është më pjesë e ekranit, duke vendosur të kalojë kohë me fëmijët dhe gruan e tij, avokaten ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Amal Clooney.