Arilena Ara dhe Alban Skënderaj bëhen bashkë, së shpejti me një projekt të ri

Arilena Ara dhe Alban Skënderaj bëhen bashkë, së shpejti me një projekt të ri

Showbiz December 02, 2020 - 22:53

Dy këngëtarët e dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara janë duke punuar mbi një projekt të ri muzikor. Lajmi është bërë i ditur nga dyshja përmes rrjeteve sociale.

“A i sheh rreth teje bukuritë? AISHEH”, ka shkruar Ara në një postim që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Fansat duket se mezi po presin për këngën e dyshes, e cila po ashtu është përshtatur me stinën e vjeshtës. Kjo njëherësh do jetë kënga e parë e tyre e përbashkët, ndonëse ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Arilena Ara ka qenë fituese e “X Factor 2”, ndërsa Albani ishte në juri./tch

Image

Image