Eurovisioni shkruan për këngëtaret kosovare që kanë thyer rekord me vokalin e tyre

Eurovisioni shkruan për këngëtaret kosovare që kanë thyer rekord me vokalin e tyre

Showbiz January 10, 2021 - 16:13

Ndonëse Kosova nuk po arrin të bëhet pjesë e Eurovisionit, këngëtaret nga Kosova që kanë përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropian, janë në mesin e këngëtareve që kanë thyer rekorde.

Në një shkrim në faqen zyrtare të Eurovision.tv për përfaqësueset e Shqipërisë në festivalin evropian të këngës, thuhet se vendit nuk i kanë munguar asnjëherë vokalet e fuqishme.

"Nëse ka diçka që shqiptarëve nuk u mungon, është fuqia e tyre vokale. Përfaqesuesit shqiptarë kanë një fuqi të jashtëzakonshme të arritjes së disa prej notave më të gjata dhe më të larta në historinë e Eurovisionit. Në fakt, Shqipëria ka një rekord mbresëlënës për mbajtjen e vokaleve të vështira në Eurovision me dy hyrje të tyre që mbajnë nota më shumë se 10 sekonda", thuhet në shkrimin e Eurovision.tv, transmeton Zeri.info.

E dy këngëtaret që kanë thyer rekord për notat më të gjata janë Rona Nishliu e cila në vitin 2012 përfaqësoi Shqipërinë me këngën "Suus", ndërsa pak vite më vonë ishte një këngëtare tjetër nga Kosova, Lindita Halimi, e cila u ngjit në skenën evropiane me këngën "World", ndërsa ka një rekord prej 20-sekondash për notën më të gjatë.

"Le të jemi të sinqertë. Shumë vende pjesëmarrëse nuk do të kishin guxim të dërgonin "Suus" në Eurovision. Për fat të mirë, Shqipëria na solli klasikun e paharrueshëm nga Rona Nishliu në vitin 2012 e cila mban rekordin e Shqipërisë në këtë garë", shkruan faqja zyrtare e Eurovisionit.

Më tej theksohet se Shqipëria në Eurovision ka dërguar zakonisht vetëm këngëtarë solo, duke përjashtuar duetin Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj, të cilët përfaqësuan Shqipërinë në vitin 2015.

"Toka e shqiponjave nuk ka dërgur asnjëherë një grup përfaqësues në Eurovision në të gjitha 17 pjesëmarrjet e saj", shkruan Eurovision.tv, transmeton Zeri.info.

Më tej vihet në pah se Shqipëria në shumicën e përfaqësimit të saj ka pasur këngëtare femra dhe vetëm 4 meshkuj këngëtarë.

"Kush sundon botën e Eurovisionit? Vajzat. Epo, në Shqipëri, të paktën. E kush mund t’i fajësojë ata kur kemi paraqitje si Juliana Pasha në vitin 2010 me 'It's All About You'".

Eurovision.tv nuk le pa përmendur edhe veshjet interesante që këngëtarët shqiptarë janë paraqitur në festival, duke përmendur në veçanti Aurela Gaçen, Jonida Maliqin e Rona Nishliun, ku kjo e fundit ka fituar edhe çminin "Barbara Dex", i cili jepet çdo vit për veshjet më të këqija. /Zëri