Lady Gaga, Tom Hanks e Bon Jovi gati të performojnë në 20 janar në betimin e Bidenit

Lady Gaga, Tom Hanks e Bon Jovi gati të performojnë në 20 janar në betimin e Bidenit

Showbiz January 19, 2021 - 10:12

Në prag të ceremonisë së betimit të presidentit Joe Biden dhe zv. presidentes Kamala Harris në Uashington, krahas protokollit zyrtar është premtuar edhe spektakël me emrat më të njohur të artistëve botëror.

Këngëtarja Lady Gaga përmes rrjeteve sociale ka bërë me dije se do të jetë e pranishme duke kënduar Himnin Kombëtar.

Të tjerë artistë të cilët do t’i bashkohen ceremonisë janë edhe Bruce Springsteen i cili po ashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në rrjetin social Twitter.

Shumë emra dhe yje botërorë të botës muzikore dhe kinematografisë do të jenë aty duke premtuar spektakël.

John Legend, Demi Lovato, Jon Bon Jovi, Jennifer Lopez, Justin Timberlake, Eva Longoria, Kerry Washington janë të tjerë artistë të cilët pritet të performojnë në 20 janar.

Përmes energjisë së saj artistja Jennifer Lopez pritet të dhurojë një musical me kënge dhe kërcim. Këngëtarja mori pjesë edhe në fushatën presidenciale për të mbështetur Joe Biden.

Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe ish presidentët Obama dhe Bush të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre.

Timberlake bëri me dije në Instagram se ai dhe Clemons do të interpretojnë këngën  e tyre të fundit, "Ditë më të mira". Kënga, të cilën ata e shkruan së bashku gjatë izolimit dhe pasqyron temën inauguruese të Biden-it për unitetin.

Aktori Tom Hanks do të jetë mikpritësi i ceremonisë dhe do te dhuroje show për 90 minuta. Një ceremoni krejt ndryshe nga ajo e presidentit Donald Trump, ku shumë yje bojkotuan pjesëmarrjen.

Komiteti përgjegjës i cili mbikëqyr planifikimin e ceremonisë, tha se shfaqja do të “festojë fillimin e një udhëtimi të ri kombëtar drejt një Amerike të bashkuar”.

Përgatitjet për inaugurimin e Joe Biden janë drejt fundit në Uashington DC. Mbi 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare janë tashmë në gatishmëri.

Ndërsa është menduar të vendosen 200 mijë flamuj amerikanë për të përfaqësuar të gjithë ata amerikanë të cilët për shkak të masave kufizuese anti-COVID nuk do të mund të jenë të pranishëm në ceremoni por mund të ndiqet në media./EURONEWS