Dua Lipa hedh poshtë spekulimet për shtatzëni

Dua Lipa hedh poshtë spekulimet për shtatzëni

Showbiz January 19, 2021 - 21:05

Dua Lipa ka mohuar se është shtatzënë pas spekulimeve për një “mesazh të fshehtë” në emojin e saj që e ka përdorur në rrjete sociale.

Gjatë një paraqitjeje në TV, këngëtarja në krye të listave tha se donte të qartësonte çdo konfuzion duke thënë se "përdorimi i rastësishëm" i ikonave digjitale "më është kthyer bumerang".

Thashethemet filluan kur Lipa shpërndau në Instagram një fotografi të saj të veshur me një fustan tartan jeshil në fillim të janarit, shkruan Sky News, transmeton Zeri.info

Në mbishkrimin e saj, ylli britanik, e cili është në një lidhje me modelin Anëar Hadid, përfshinte emoji të shishes së një fëmije së bashku me shkëlqime e një engjëll, duke çuar në spekulime se ajo ishte shtatzënë.

Ajo hodhi poshtë thashethemet gjatë një paraqitje të drejtëpërdrejtë në emisionin e Jimmy Kimmel.

"Më pëlqen të gjej pak emoji të rastësishëm, si një shishe të vogël për bebe ose engjëj dhe shkëlqime", tha ajo. “Rastesi. Me të vërtetë nuk e mendova këtë dhe e postova dhe pastaj i shikoj komentet dhe dikush thotë, 'a është shtatzënë?'”.

"Dhe unë shikoj në fotografi, shikoj në koment, shikoj në fotografi, shikoj në koment, dhe them me vete, "me siguri se nuk dukem shtatzënë?'".

"Pastaj shoh që njerëzit kanë shkruar histori duke thënë se unë postova një mesazh të fshehtë përmes së cilit po njoftoja shtatzëninë time. Dhe thash me vete, 'o Zot, këto emoji mu kthyen si bumerang'".

Lipa, që u shfaq virtualisht në emision, shtoi: "Unë nuk jam shtatzënë, vetëm ta sqaroj këtë".

E pyetur nga Kimmel nëse do të njoftonte ndonjë shtatzani në të ardhmen përmes emojive, ajo u përgjigj: "Jo, sepse tani s'do t'më besonte askush".

Lipa, e cila është nominuar për gjashtë çmime Grammy këtë vit, tha se "herë pas here" lexon komentet në rrjete sociale, duke thënë se "ndonjëherë janë gjëra të këndshme, ndonjëherë nuk janë gjëra kaq të këndshme".

"Nuk më shqetësojnë shumë", shtoi ajo. /Zëri