Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Harry dhe Meghan, “bisedë intime” me Oprah Winfreyn

Harry dhe Meghan, “bisedë intime” me Oprah Winfreyn

Showbiz February 16, 2021 - 18:31

Në një intervistë televizive me Oprah Winfreyn, që do të transmetohet muajin tjetër, Duka dhe Dukesha e Sussexit do të flasin për vendimin e tyre për largimin nga monarkia.

Intervista e Oprah me Meghanin dhe Harryn, është përshkruar nga rrjeti televiziv amerikan CBS se do të jetë një “bisedë intime”.

Intervista me shumë tema do të transmetohet në 7 mars, raporton “BBC”, transmeton “Zeri.info”.

Image

Kjo intervistë vjen pas njoftimit se çifti mbretëror janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Sipas CBS, Meghan do të intervistohet në lidhje me “hyrjen në jetën e mbretërisë, martesës, amësisë” dhe “se si ajo po e trajton jetën nën presion të fortë publik”.

Më pas asaj do t’i bashkohet Princi Harry dhe çifti do të flasë për zhvendosjen e tyre në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar dhe planet e tyre të ardhshme.

Winfrey është një mike personale e Meghanit e cila poashtu mori pjesë në dasmën e çiftit në 2018.

Nuk dihet nëse Harry dhe Meghan e informuan familjen mbretërore për planet e tyre për t’u intervistuar. Pallati Buckingham nuk pranoi të komentojë. Gjithashtu nuk dihet cili transmetues do të shfaqë intervistën në Mbretërinë e Bashkuar. /Zëri