Me veshjet tradicionale, Rita uron pavarësinë e Kosovës

Me veshjet tradicionale, Rita uron pavarësinë e Kosovës

Showbiz February 17, 2021 - 19:09

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka uruar Kosovën sot në përvjetorin e 13-të të pavarësisë.

Rita ka publikuar fotografi nga videoklipi i fundit i këngës “Big”, ku shihet me veshje tradicionale shqiptare, ndërsa ka uruar edhe në shqip Kosovën, transmeton Zeri.info.

“Urime 13 vjet pavaresi KOSOVA jone! Duke festuar me veshjet tradicionale nga ‘Big’”, ka shkruar këngëtarja.

Rita në këtë ditë vecantë ka ndarë edhe një lajm se kënga e saj “Big” e publikuar para dy dite, është renditur në 5 këngët më të dëgjuara në platformën “Spotify”.

“Ju po ashtu e bëtë këtë vajzë të vogël të buzëqesh sot, këngë “Big” sot është në mesin e top këngëve në Spotify, Faleminderit shumë”, ka shkruar Ora./Zëri

 

Happy Independence Day Kosova!!! Urime 13 vjet pavaresi KOSOVA jone! ë Celebrating with my traditional outfit...

Posted by Rita Ora on Wednesday, February 17, 2021