Rrëfimi i princit Harry: Nuk do largohesha kurrë, por shtypi britanik gati më çmendi

Rrëfimi i princit Harry: Nuk do largohesha kurrë, por shtypi britanik gati më çmendi

Showbiz February 28, 2021 - 10:54

Krejt ndryshe nga intervistat e shkuara dhe larg kostumit të një princi, Harry pranoi për herë të parë, atë që e quan të vërtetën e tij.

Në një intervistë 90 minutëshe për James Corden dhe emisionin “The Late Late Show”, princi britanik thotë se u detyrua të heqë dorë nga familja mbretërore vitin e shkuar, për shkak të shtypit britanik, që po i shkatërronte shëndetin mendor.

 “Ne të gjithë e dimë sesi mund të bëhet shtypi britanik dhe kjo po më shkatërronte shëndetin mendoj. Ishte toksike. Ndaj bëra atë që çdo bashkëshort e çdo baba do të kishte bërë”, deklaroi Harry.  

Por Harry pranon se ai kurrë nuk do të shkëputet nga familja dhe detyrimet e tij, edhe pse prej një viti jeton në Los Anxhelos. “Jeta ime do të jetë gjithnjë në shërbim publik dhe Meghan e di këtë. Neve të dy na pëlqen kjo gjë”.

Por a ishte i detyruar të heqë dorë nga gjithçka familja mbretërore i ofronte? “Nuk do largohesha kurrë. Thjesht u tërhoqa dhe nuk u largova përgjithnjë. Ishte një ambient vërtet shumë i vështirë por kurrë nuk do braktisja familjen, pavarësisht vendimeve që u morën nga ana e tyre”, vijoi princi “rebel”./a2news/