Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e radhës në blu, ndërsa shfaqet përreth Sidnei pasi doli nga karantina e saj 14-ditore

Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e radhës në blu, ndërsa shfaqet përreth Sidnei pasi doli nga karantina e saj 14-ditore

Showbiz February 28, 2021 - 14:08

Ajo më në fund është e lirë nga karantina dhe tashmë po bën një shëtitje përreth Sidnei.

Rita Ora, 31 vjeçe, u shfaq e mahnitshme në një set të ri fotografik që realizoi, të ndarë me 16 milionë ndjekësit në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Këngëtarja pozoi me plot stil përballë një muri prej guri në një ansambël blu deri te këmbët.

 

Rita në pjesën e sipërme mbante një korset blu me figura e lule të ndryshme shumëngjyrëshe, gjersa kishte të veshur një xhaketë blu me vija bardh e zi.

Biondja po ashtu zgjodhi një palë doreza elegante në të njëjtën nuancë dhe syze të tilla.

Image

 

Ylli shqiptar në një nga paraqitjet e fundit u shfaq me të motrën, Elena Orën, e cila po e shoqëron gjatë kësaj aventure të re.

Image

Rita, e cila është në Australi për të shërbyer si gjyqtare në “The Voice Australia”, kohët e fundit përfundoi karantinën e saj 14-ditore.

Ditë më parë u bë e ditur se krijuesja e hitit “Bang Bang” do të interpretojë në paradën e komunitetit LGBTI në Australi. /Telegrafi/