Për shkak të situatës politike, Armenia tërhiqet nga Eurovisioni

Për shkak të situatës politike, Armenia tërhiqet nga Eurovisioni

Showbiz March 05, 2021 - 20:44

Transmetuesi publik i Armenisë AMPTV, ka njoftuar tërheqjen nga festivali i këngë evropiane "Eurovision Song Contest".

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, AMPTV thotë se ngjarjet që pasuan pas konfirmimit të pjesëmarrjes së Armenisë në ngjarjen e këtij viti, e kanë bërë të pamundur organizimin e festivalit në Armeni për ta zgjedh përfaqësuesin e tyre në Eurovision

"Pas diskutimeve të kujdesshme dhe të hollësishme, Kompania e Televizionit Publik të Armenisë ka vendosur të tërhiqet nga Eurovision 2021, duke marrë parasysh ngjarjet e fundit, shkurtësinë e kohës së prodhimit si dhe arsye të tjera objektive që bëjnë pjesëmarrjen e duhur të Armenisë në Eurovision të pamundur ", thuhet në deklaratën e televizionit publik armen, transmeton Zeri.info.

Martin Österdahl, Mbikëqyrës Ekzekutiv i Eurovisionit, tha se EBU ndjen keqardhje për tërheqjen e Armenisë nga gara dhe se e kuptojnë situatën në të cilën ndodhen.

"Komuniteti i EBU-së (Bashkimi Evropian i Transmetuesve) ndjen keqardhje që AMPTV ka vendosur të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovisionin e këtij viti. Armenia ka një rekord të shkëlqyeshëm në Eurovision Song Contest dhe gjithmonë sjell emocione dhe shfaqje cilësore në skenë. Ne e kuptojmë arsyet e tërheqjes së tyre dhe do të na mungojë delegacioni i tyre i zellshëm dhe profesional në Roterdam. Shpresojmë shumë ta mirëpresim Armeninë përsëri në 2022", ka Osterdahl.

Armenia është duke u përballur me një situatë të tensionuar politike që nga konflikti me Azerbejxhanin për Nagorno Karabah, ndërsa ditëve të fundit atje janë zhvilluar protesta të dhunshme ku kërkohet dorëheqja e qeverisë aktluale.

Kjo është hera e dytë që Armenia tërhiqet nga gara pas konfirmimit të pjesëmarrjes, herën e parë ishte tërhequr në vitin 2012, kur Eurovisioni u organizua në Azerbejxhan dhe se delegacioni armen nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Azerbejxhan për shkak të armiqësisë historike që kanë mes vete këto dy shtete, shkruan Zeri.info.

Armenia suksesin më të madh e ka arritur me këngën "Qele Qele" në Eurovisionin e vitit 2008 kur këngëtarja Sirusho u radhit në vendin e katërt.

Eurovisioni këtë vit mbahet në Rotterdam të Holandës nga data 18,20 dhe 22 maj./Zëri