A u frymëzua presidentja nga Donika Kadaj-Bujupi? Historia thotë që ajo kishte veshje të njëjtë

A u frymëzua presidentja nga Donika Kadaj-Bujupi? Historia thotë që ajo kishte veshje të njëjtë

Showbiz April 07, 2021 - 13:39

Ceremonia e pranimit të detyrës së presidentit nga znj. Vjosa Osmani është mbajtur të martën. Ajo që ra në sy, në kronikat rozë të mediave, ishte edhe veshja interesante e presidentes Osmani.

Disenjatori Valdrin Sahiti, i cili është përkujdesur për fustanin, i tha Klanit dje se mesazhi i këtij fustani ishte bindja se është veshur “një heroinë”.

Por, duke kërkuar (rastësisht) në Google, Periskopi ka gjetur një veshje pothuajse identike nga ish-deputetja e AAK-së, znj. Donika Kadaj-Bujupi.

Disenjatori Sahiti këtë deklaratë ia dha Klanit dje:

“Modeli i zgjedhur për inaugurimin e presidentes ka qenë zgjedhje imja, e cila transmeton në bazë ngjyrës dhe formës mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë, përveçqë njihet si ngjyrë mbretërore, asocion me fuqi dhe ambicie, ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveç që estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme, kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe ilistruativisht jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina), mirëpo në rastin e Vjosës edhe mund ta quajmë”.

Kujtojmë që lidhur me ngjyrën dhe modelin e fustanit mediat shkuan goxha larg në komentime, duke e krahasuar këtë fustan të znj. presidente me atë të mbretëreshës së Spanjës, znj. Letizia Ortiz Rocasolano.

Ose kishte edhe ngjashmëri me inaugurimin presidencial në Amerikë, përkatësisht të zëvendëspresidentes, Kamala Harris.

Sidoqoftë, Periskopi vlerëson se fustani i zonjës Osmani ishte për t’u vlerësuar, ashtu si edhe i zonjës Kadaj-Bujupi dikur dhe që të dyjave u rrinte mjaft mirë.

Image
Image