Kim Kardashian, zyrtarisht miliardere

Kim Kardashian, zyrtarisht miliardere

Showbiz April 07, 2021 - 18:11

Revista “Forbes” shtoi Kim Kardashianin në listën e miliarderëve, falë bizneseve dhe investimeve të saja.

Pasuria e saj kryesisht vjen nga aksionet dhe nga pronësia e dy kompanive, “KKW Beauty” dhe “Skims”, shkruan “BBC”, transmeton “Zeri.info”.

Kardashian West vitin e kaluar ia shiti 20% të aksioneve të “KKW Beauty” gjigandit të kozmetikës “Coty” për 200 milionë dollarë, në një marrëveshje që e vlerësonte biznesin në 1 miliard dollarë.

Projekti i saj më i fundit, “Skims”, ofron të brendshme dhe rroba shtëpie në stilin minimalist dhe ka rezultuar i suksesshëm gjatë kësaj periudhe kur puna bëhej nga shtëpia.

Ajo së pari u bë e famshme gjatë “reality show”-ut të saj me familjen, “Keeping up with the Kardashians”, emision ky i transmetuar në televizionin “E!”, i cili sivjet transmeton serinë e saj të 20-të dhe të fundit. /Zëri