Ndarja nga Kim Kardashian, zemërohet Kanye West: Nuk më la ajo

Ndarja nga Kim Kardashian, zemërohet Kanye West: Nuk më la ajo

Showbiz April 21, 2021 - 10:02

Kanye West dhe Kim Kardashian i dhanë fund martesës përmes një procesi shumë paqësor. Megjithatë, reperi duket se është shumë i zemëruar për faktin se njerëzit mendojnë se ishte Kim ajo që mori vendimin.

Page Six shkruan se reperi “është shumë i nxehur pasi po lexon dhe dëgjon kudo sikur Kim e la atë”.

Në fakt, sipas burimeve pranë çiftit ka qenë që është shprehur vazhdimisht se gjithçka e bashkonte me Kim ishin vetëm fëmijët dhe se prej shumë kohësh donte të ndahej.

Po ashtu, theksohet se reperi e la Kimin që të firmoste e para dokumentat e divorcit është “për t’i lënë pak dinjetet”.

Ndërkaq, çifti ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të vegjël, North, Saint, Chicago dhe Psalm.