Festojnë 25-vjetorin, “Spice Girl” rikthehen me një film

Festojnë 25-vjetorin, “Spice Girl” rikthehen me një film

Showbiz May 04, 2021 - 21:10

Kanë thyer çdo rekord shitjesh dhe çmimesh nga viti 1996, kur habitën botën me këngën “Wannabe”, duke shitur 90 milionë disqe dhe përfituar pothuajse 1 miliard euro në karrierën e tyre 25-vjeçare, edhe pse me shumë ndërprerje.  

Por tani një nga grupet më të njohura të historisë së muzikës pop, Spice Girls, dëshiron t’i dhurojë fansave një tjetër kapitull.  

Sipas mediave britanike, Geri Halliwell, Melanie C dhe Mel Burton kanë kontaktuar një skenarist për realizimin e një filmi të ri, pas Spice World i vitit 1997.

Projektit nuk i është bashkuar natyrisht Victoria Beckam, tashmë e përqendruar në karrierën e saj si sipërmarrëse e afirmuar, por sipas burimeve dhe Melanie Burton, e njohur si Scary Spice, nuk kishte dhënë një përgjigje entuziaste.

Gjithsesi, në terma ekonomike, lançimi i një filmi për Spice Girls mund të ishte sërish një sukses. Edhe pse pjesën më të madhe të fitimeve vajzat britanike i kanë arkëtuar gjatë periudhës së shkurtër 1996-2000, sa herë që janë rikthyer në raste të veçanta, si në Olimpiadat e Londrës dhe turin pasues,  kanë dekretuar një sukses të pamohueshëm./a2news