Margot Robbie rrëfen fiksimin me arushin: Nuk fle dot pa të, vetëm mami im mund ta prekë

Margot Robbie rrëfen fiksimin me arushin: Nuk fle dot pa të, vetëm mami im mund ta prekë

Showbiz June 21, 2021 - 19:27

Aktorja e famshme Margot Robbie rrëfeu se pavarësisht se është 30-vjeç nuk fle dot pa arushin e saj.

“Ju lutem askush të mos e psikoanalizojë faktin që unë jam 30 vjeç dhe fle me një arush çdo natë”, u shpreh ajo në The Late Show With James Corden.

Ylli i “The Wolf Of Wall Street” rrëfeu se arushi ka një domëthenie të veçantë për të, i jep ngrohtësi  dhe e bën të ndihet aq komode. Me tëj, aktorja rrëfeu se fiksimi i saj për arushin shkon deri në atë pikë sa vetëm e ëma mund ta prekë ose pastrojë.

“Në fakt, unë lejoj vetëm mamin që ta prekë, qepë, rregullojë dhe ta lajë. Për shkak të Covid, nuk e kam parë mamin prej dy vitesh thuajse. Prandaj tani duket pak i vjetëruar dhe i bërë si leckë.”, tha ajo./a2cnn