Aktori i “Friends” i prekur nga kanceri, e mbante të fshehur prej 3 vitesh

Aktori i “Friends” i prekur nga kanceri, e mbante të fshehur prej 3 vitesh

Showbiz June 21, 2021 - 21:29

Një nga yjet e serialit “Friends”, James Michael Tyler, ka deklaruar që vuan nga kanceri i prostatës. Aktori i njohur me rolin e tij si ‘Gunther’ ka zbuluar se është duke u përballur me këtë sëmundje që nga shtatori i vitit 2018, por e ka mbajtur të fshehë nga publiku. Tyler tha se aktualisht po bën kimioterapi dhe se për këtë arsye nuk është bërë pjesë e ribashkimit të serialit.

Kujtojmë se plot 17 vite pas puntatës finale të “Friends”, protagonistët e një prej serialeve më të ndjekura të të gjitha kohërave u rikthyen në një “reunion” ekskluziv për HBO Max.

Rikthimi nuk ishte një episod i vërtetë, por një retrospektivë e përgjithshme mbi serialin, e rrëfyer drejtpërdrejtë nga aktorët që ishin pjesë e tij. Rejçëll, Monika, Fibi, Xhoi, Ros dhe Chandler, u ulën edhe një herë në divanin ikonë, nga ku i kanë dhuruar kaq shumë të qeshura adhuruesve të tyre, duke folur pa doreza për përzgjedhjen e kastit, miqësinë e fortë brenda dhe jashtë sheshxhirimit, duke zbuluar edhe shumë parapaskena./a2cnn