Billie Eilish kërkon falje pas publikimit të videove me përmbajtje raciste

Billie Eilish kërkon falje pas publikimit të videove me përmbajtje raciste

Showbiz June 23, 2021 - 10:04

Këngëtarja Billie Eilish ka kërkuar falje pas publikimit të disa videove, të bëra në moshën 13 ose 14-vjeçare, në të cilat shfaqet duke u tallur me ata që nuk flasin anglisht.

Në një nga videot, këngëtarja tallet me thekset aziatike dhe në një tjetër përpiqet të flasë si një njeri me ngjyrë.

“Ju dua shumë, dhe shumë prej jush më kanë kërkuar të flas për këtë. Është diçka që unë dua ta adresoj sepse po etiketohem për diçka që nuk jam. Pavarësisht nga injoranca dhe mosha ime në atë kohë, asgjë nuk e justifikon faktin se ishte lënduese dhe për këtë më vjen keq”, tha Billie duke theksuar se videot nuk kishin asnjë qëllim përçmues./a2cnn