“Më riktheni jetën”, këngëtarja Britney Spears kërkon të mos jetë më nën kontrollin e të atit
Foto: Reuters

“Më riktheni jetën”, këngëtarja Britney Spears kërkon të mos jetë më nën kontrollin e të atit

Showbiz June 24, 2021 - 13:50

Këngëtarja e njohur e popit, Britney Spears me një deklaratë emocionuese në një gjykatë në Los Angeles ka kërkuar që t’i rikthehet jeta.

Duke folur përmes një videoje në seancën dëgjimore, këngëtarja për herë të parë kërkoi publikisht që të mos jetë më nën kujdestarinë e babait të saj.

39-vjeçarja e përshkroi kontrollin e të atit  si abuziv.

“Unë thjesht dua që jeta ime të kthehet. Unë nuk jam këtu për të qenë skllav i askujt. Jam e traumatizuar. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle”, u shpreh këngëtarja në rrëfimin e saj.

Në vitin 2009 Jamie Spears iu dha e drejta për të kontrolluar çështjet personale dhe profesionale të së bijës. Ky vendim u mor pasi ylli i popit vuajti nga disa probleme psikologjike.

Tani 39 vjeçe, Britney Spears thotë se ajo dëshiron të martohet me të dashurin e saj dhe të ketë një fëmijë, por babai nuk do të japë pëlqimin.

Mbështetësit jashtë gjykatës mbanin flamuj dhe pankarta dhe brohorisnin “Free Britney”. Edhe të tjerë artistë kanë mbështetur këngëtaren, duke i kërkuar të qëndrojë e fortë./Euronews.al