Zërat për ribashkimin me Brad Pitt, reagon Jennifer Aniston

Zërat për ribashkimin me Brad Pitt, reagon Jennifer Aniston

Showbiz June 24, 2021 - 19:02

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë thjesht miq. 52-vjeçarja hodhi poshtë zërat për ribashkim dhe deklaroi se me ish-bashkëshortin, “nuk ka ngatërresa” por vetëm një miqësi të mirë dhe respekt të ndërsjelltë.

“Unë dhe Brad jemi shokë, jemi miq.”

Në një tjetër intervistë, ylli i serialit “Friends” foli për marrëdhënien e saj me Brad, duke thënë se nuk ka asgjë të çuditshme në miqësinë e tyre.

“Po, ne flasim dhe nuk ka asgjë të çuditshme, përveç ndoshta asaj që njerëzit prisnin se do të shihnin ose që donin të shihnin. Ne argëtohemi shumë!”

Aniston ishte e martuar me aktorin nga 2000 deri në vitin 2005. Dyshja u shfaqën për herë të parë bashkë në vitin 2001 në një episod të “Friends”. /a2cnn