Britney Spears humb betejën për të hequr babanë e saj nga kujdestaria e pasurisë

Britney Spears humb betejën për të hequr babanë e saj nga kujdestaria e pasurisë

Showbiz July 01, 2021 - 14:03

Ikona e popit Britney Spears ' ka humbur betejën për të hequr babanë e saj nga roli i tij si kujdestar i pasurisë së saj, pavarësisht mbështetjes së gjerë të publikut dhe një lutjes që bëri në gjykatë javën e kaluar.

Gjykatësi  amerikan ka mohuar kërkesën e Britney Spears për të hequr kujdestarinë e të atit.

Avokati i këngëtares kërkoi nga një gjykatë në Los Anxhelos  që t'i jepte fund kontrollit të pasurisë së saj nga i ati,Jamie Spears, në nëntor të vitit të kaluar.

Avokati ka thënë se Britney Spears ndihet e frikësuar nga nga kontrolli i babait , një rol që ai eka marrë që prej vitit 2008.

Javën e kaluar këngëtraja dha në intervistë televizive, ku ka thënë se ishte detyruar të performonte kundër vullnetit të saj dhe se nuk i lejohet të bëjë fëmijë dhe të dalë xhiro me të dashurin pa marrë leje nga babai. /oranews