Gjon’s Tears vjen në Kosovë

Gjon’s Tears vjen në Kosovë

Showbiz July 15, 2021 - 14:44

Këngëtari me origjinë nga Kosova, që përfaqësoi këtë vit Zvicrën në “Eurovision”, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik si Gjon’s Tears, do të vijë në Kosovë.

Gjons’s Tears sot ka njoftuar përmes një fotografie në “Instagram” se është nisur për në Prishtinë, shkruan Zeri.info.

Ai do të marrë pjesë në një organizim artistik në Prishtinë dhe kjo do të jetë paraqitja e tij e parë para publikut kosovar.

Kujtojmë se Gjon’s Tears ka dalë i treti në “Eurovision”-in e këtij viti me këngën “Tout l’Unvivers”. /Zëri

Image