Dua Lipa kontribuon në ndërtimin e një kopshti në Tiranë

Dua Lipa kontribuon në ndërtimin e një kopshti në Tiranë

Showbiz July 23, 2021 - 15:21

Dua Lipa, me anë të fondacionit “Sunny Hill”, ka dhënë kontributin e saj për ndërtimin e një kopshti në Tiranë, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Dua është në Tiranë së bashku me familjen e saj dhe të dashurin, ndërsa ishin të pranishëm në ambientet e kopshtit të shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në videon e postuar nga Veliaj në Facebook, Dua Lipa shfaqet edhe si një muratore, ndërsa mbjell edhe një pemë në ambientet e kopshtit.

“Faleminderit Dua Lipa, që po na jep një dorë me Kopshtin 42, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shumë shpejt do të mirëpresë 300 fëmijë në zemër të Tiranës.

Mirënjohje për Kujtimin dhe Arbenin nga Shqipëria, dy dizajnuesit e talentuar të bluzës, me shitjet e së cilës u mblodh fondi për mobilimin e kopshtit, që do të mbajë emrin e fondacionit të Duas, “Sunny Hill”.

Faleminderit edhe Dukagjin dhe Anesa Lipa, jeni dy prindër shembullorë me zemër të madhe!”, shkruan Veliaj në Facebook. /A2