Kërcënimi i aktorit të njohur: Nuk kthehem në sheshxhirim pa u vaksinuar të gjithë

Kërcënimi i aktorit të njohur: Nuk kthehem në sheshxhirim pa u vaksinuar të gjithë

Showbiz July 24, 2021 - 20:24

Aktori i njohur Sean Penn i ka dhënë një ultimatum të vërtetë produksionit të serialit “Gaslit” se nuk do të rikthehet në sheshin e xhirimit nëse nuk vaksinohen të gjithë.

Dy herë fituesi i çmimit Oscar, i cili po punon në këtë projekt me aktoren Julia Robert, është ndër personat e parë që është vaksinuar dhe shprehet se është i gatshëm të ndihmojë dhe të tjerët të vaksinohen.

Qëndrimi i Sean Penn vjen përkundër atij të Eric Clapton i cili nga ana e tij kërcënoi se nuk do të marrë pjesë në asnjë koncert ku do të kërkohet pasaporta e vaksinimit, pasi nuk do të luajë në një skenë ku njerëzit diskriminohen. /A2