Johnny Depp drejt fitores së gjyqit

Johnny Depp drejt fitores së gjyqit

Showbiz August 01, 2021 - 23:41

Johny Deepp është pranë fitores së një beteje të rëndësishme gjyqësore ndaj ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Gjykatësit në Nju Jork lëshuan një vendim ku i kërkojnë aktores së filmit “Aquaman” të paraqesë dokumente që vërtetojnë dhënien për bamirësi të 7 milionë dollarëve që ajo trashëgoi nga divorci me Johny Depp-in.

Dhurimi i kësaj shume si donacion ndaj Unionit të Lirive Civile Amerikane dhe ndaj një spitali fëmijësh në Los Angeles, ishte një nga pikat kryesore të betejës ligjore që çoi në divorcin e tyre në vitin 2017.

Dyshime ka se ajo nuk e ka përmbushur këtë pikë të kontratës dhe kjo mund të çojë në rishikimin e vendimeve të gjyqit që i shkaktoi dëme financiare të rënda yllit të Hollywood, Jonny Depp, sot 58 vjeç.

35-vjeçarja Amber Heard e akuzonte atë për dhunë sistematike gjatë martesës që nuk zgjati më shumë se 2 vjet, ndërsa Depp thoshte se pas divorcit fshihen qëllime financiare./Tv Klan