Britney Spears fejohet me të dashurin e saj 12 vjet më të ri

Britney Spears fejohet me të dashurin e saj 12 vjet më të ri

Showbiz September 13, 2021 - 11:29

Këngëtarja e njohur, Britney Spears, ka shpallur fejesën me të dashurin e saj 12 vjet më të ri, Sam Asghari.

Hesam Sam Asghari është një model dhe trajner personal iranian.

Spearsi lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në “Instagram”, të dielën, duke treguar unazën me diamant. “Nuk mund ta besoj”, ka shkruar këngëtarja.

Kjo fejesë vjen në një kohë kur Spearsi është në një beteje ligjore për t’i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare nga babai i saj, i cili i kontrollon jetën personale dhe financat.

Ajo zbuloi se kushtet e marrëveshjes po e pengonin atë të martohej me Asghari ose të kishte më shumë fëmijë.

Spearsi dhe i fejuari i saj u takuan në xhirimet e një klipi muzikor në 2016.

Asghari është një trajner dhe aktor 27-vjeçar, u lind në kryeqytetin iranian Teheran, por u transferua në Los Angeles në moshën 12-vjeçare, për të jetuar me babanë e tij, i cili ishte shofer kamioni. /Zëri

Image