Gruaja e Adem Mikullvocit zbulon se aktori i ndjerë kishte punuar si taksist për ta mbajtur familjen në vitet 90

Gruaja e Adem Mikullvocit zbulon se aktori i ndjerë kishte punuar si taksist për ta mbajtur familjen në vitet 90

Showbiz September 13, 2021 - 13:35

Artisti i madh i teatrit, filmit dhe televizionit, tashmë i ndjeri Adem Mikullovci, ka lënë pas vetes një karrierë të gjatë dhe të bujshme artistike.

Ai ishte i njohur për shfaqje dramatike, filma dhe shumë produkte të njohura e me audiencë maksimale në televizion.

Mikullovci, përveç teatrit, merrej edhe me politikë.

Në “Divers”, emisionin e përjavshëm të RTK-së, që javën e fundit kishte për temë “Yjet e pavdekshëm”, ka folur gruaja e Ademit, Lumnije Mikullovci.

Ajo ndër të tjera ka kujtuar kohën e masave të dhunshme në vitet 90, kur Adem Mikullovcin e kishin nxjerrë nga televizioni ku punonte dhe nga Teatri.

Lumnija tha se ajo kohë ishte sfiduese për aktorin.

“Ademi kishte nisur të punonte si taksist vetëm për të mbijetuar. Tregonte se ai ndihej ngushtë pasi njerëzit e njihnin dhe u vinte keq për situatën në të cilën kishte rënë ai dhe artistët e tjerë asaj kohe”.

Adem Mikullovci vdiq më 15 shtator 2020, në moshën 82-vjeçare. /Zëri