Rihanna publikon trailerin e tretë vjetor të “Savage X Fenty Show”

Rihanna publikon trailerin e tretë vjetor të “Savage X Fenty Show”

Showbiz September 14, 2021 - 12:45

“Amazon Prime Video” ka publikuar trailerin për “Savage X Fenty Show Vol. 3”, të këngëtares se famshme, Rihannas.

Ata bashkëpunuan me një numër të madhë të yjeve si muzikantë, modeleve, aktorëve dhe valltarëve të veshur me koleksionin më të fundit “Savage X Fenty” nga ikona e muzikës dhe modës, Rihanna, shkruan DailyMail, përcjell Zeri.info.

“Savage X Fenty Show Vol. 3” do të transmetohet ekskluzivisht në Prime Video në më shumë se 240 vende dhe territore në mbarë botën duke filluar të premten, 24 shtator. Këngëtarja së pari lëshoi ëtrailerin përmes rrjeteve të saj sociale.

“Filloni të bëni atë listë të ftuarish për të parë festën…. 24 shtator”, ka shkruar ajo në “Instagram”.

“Tani në vitin e tij të tretë radhazi, shou i modës vazhdon të sfidojë traditën dhe të ripërcaktojë seksin”, thuhej në një njoftim për shtyp.

Shfaqja do të përfshijë yjet botërore si: Nas, Daddy Yankee, BIA, Jazmine Sullivan, Ricky Martin, Normani dhe Jade Novah.

“Savage X Fenty Show Vol. 3” do të përfshijë gjithashtu paraqitje të veçanta nga Adriana Lima, Aleali May, Alek Wek, Alva Claire, Behati Prinsloo, Bella Poarch dhe Eartheater.

Gjithashtu në bord janë Emily Ratajkowski, Erykah Badu, Gigi Hadid, Gottmik, Irina Shayk, Jeremy Pope, Joan Smalls, Jojo T. Gibbs, Leiomy, Lola Leon, Lucky Blue Smith, Lauren Wasser, Mena Massoud, Nyjah Huston, Troye Sivan, Vanessa Hudgens dhe shumë të tjerë.

“Shfaqja e shumëpritur e këtij viti do të kombinojë modën, vallëzimin, muzikën dhe arkitekturën ikonike, duke nxjerrë në pah asortimentin më të ri të stileve Savage X Fenty përmes elementeve skenike delikate, por me ndikim, ndriçimit dhe teknikave të xhirimit”, thuhet tutje në njoftim.

Me publikimin e Vol. 3, koleksioni më i fundit Savage X Fenty do të jetë i disponueshëm për të blerë në Amazon Fashion Store dhe në Savage X Fenty.

“Një festë e trupit dhe lëvizjes, “Savage X Fenty Show ” Koleksioni 3 përmban linja të forta që gjurmojnë konturet e trupit dhe silueta jokonvencionale që shtyjnë kufijtë e individualitetit për të nxjerrë në pah më të mirën në çdo trup.

“Savage X Fenty feston frikën, besimin dhe gjithë përfshirjen”, thuhej në njoftim.

“Ne duam t’i bëjmë njerëzit të duken mirë dhe të ndihen mirë. Ne duam që ju të ndiheni seksi dhe të argëtoheni duke e bërë atë”, është shprehur Rihanna. /Zeri