Bella Hadid vaksinohet kundër COVID-19, pas mungesës në “Met Gala”

Bella Hadid vaksinohet kundër COVID-19, pas mungesës në “Met Gala”

Showbiz September 16, 2021 - 13:50

Modelja e njohur, Bella Hadid, ka vërtetuar se ka marrë vaksinën COVID-19, pas spekulimeve se ajo mungoi në “Met Gala 2021”, të hënën, për shkak të protokolleve të sigurisë së ngjarjes.

“Për këdo që është i shqetësuar", ka shkruar në mbishkrimin e një InstaStory, teksa shihet një infermiere duke ia injektuar vaksinën.

Motra e saj, Gigi Hadid, ishte e pranishme në “Met Gala 2021” e veshur me “Prada”. Dyshja zakonisht marrin pjesë në ngjarje së bashku.

Rregulloret thonë se të gjithë vizitorët e “Met Gala” duhet të sigurojnë dëshmi se kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19. Vizitorëve në gala gjithashtu iu kërkua të mbanin maska ëbrenda vendit kur ata nuk ishin duke pirë apo ngrënë.

Kjo rregullore u prit me shumë kritika në rrjetet sociale, duke spekuluar se kjo ishte arsyeja pse shumë emra të njohur nuk u bën pjesë e “Met Gala”. /Zëri