Aktori Billy Porte vesh fustan për grumbullimin e fondeve për AIDS

Aktori Billy Porte vesh fustan për grumbullimin e fondeve për AIDS

Showbiz September 18, 2021 - 19:29

Mbrëmja vjetore e fondacionit “The Elizabeth Taylor Ball to End AIDS” u mbajt të premten mbrëma në Parkun West Hollywood, duke shënuar 30 vjetorin e gala mbëmjes së grumbullimit të fondeve për t’i dhënë fund HIV/AIDS-it.

Nata gjithashtu shërbeu per të nderuar aktivistin dhe aktorin Billy Porter, i cili me guxim zbuloi në maj të këtij viti se ai është HIV-pozitiv, dhe kontributet e tij në art dhe luftën për t’i dhënë fund stigmatisë rreth sëmundjes u çmuan në këtë mbrëmje.

Në krye të tapetit të kuq të veprimtarisë ishte Paris Jackson, e cila mahniti  të pranishmit e veshur me një fustan ngjyrë oker, shkruan DailyMail.

Vajza 23-vjeçare e Michael Jackson i kishte lënë flokët e saj të lirshme, ndërsa kishte vendosur një rreth në kokë.

Ndërkohë Billy Porte kishte vendosur të vishej me një kostum të zi, por që pjesa e pishme ishte e lëshuar në formë të fustanit

Porter është duke u njohur së bashku me ‘nderimet e njoftuara më parë të Dr. Anthony Fauci në mbrëmjen e amFAR dhe Sandra Thurman" të cilët do të marrin secili çmimin Elizabeth Taylor Commitment to End AIDS”, për kontributin e tyre në mjeksi.

Duke iu përmbajtur udhëzimeve të sigurisë së COVID-19, gala mbrëmja u ‘projektua si një ngjarje e mbuluar në ajër të hapur për sigurinë e mysafirëve".

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila dukej mjaft elegante e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi.

Image
Image
Image