Rita Ora flet për të dashurin e saj 16 vjet më të vjetër: Jam në një vend të mrekullueshëm

Rita Ora flet për të dashurin e saj 16 vjet më të vjetër: Jam në një vend të mrekullueshëm

Showbiz September 20, 2021 - 13:45

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur për marrëdhënien e saj me regjisorin, Taika Waititi i cili është 16 vjet më i më i vjetër se ajo.

Duke folur për revistën australiane “Vogue” këtë muaj, Rita tha se është në një “vend të mrekullueshëm” në jetën e saj kur u pyet për romancën e re.

“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, tha “Ikona e stilit”, shkruan DailyMail, përcjell Zeri.info

Rita, e cila ka qenë në një lidhje dashurie me Calvin Harris përpara ndarjes në 2014, shpjegoi gjithashtu se kishte mësuar shumë për romancat gjatë marrëdhënieve të mëparshme.

Këngëtarja shqiptare ndërkohë u nda nga regjisori francez, Romain Gavras, në fillim të këtij viti. /Zëri