Dafina Zeqiri me skena proteste në klipin e ri “Vet e lype” në bashkëpunim me MC Kreshën

Dafina Zeqiri me skena proteste në klipin e ri “Vet e lype” në bashkëpunim me MC Kreshën

Showbiz October 15, 2021 - 13:05

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka pak kohë që ka publikuar albumin e saj më të ri, “Dafinë Moj”.

Tani ajo është duke vizualizuar me klipe disa nga këngët më të spikatura të albumit dhe në radhë është bashkëpunimi me MC Kreshën, i cili titullohet “Vet e lype”.

Zeqiri ndau të enjten me ndjekësit e saj në “Instagram” disa pamje nga xhirimet e klipit të ri, i cili duket se do të jetë mjaft i veçantë.

Duke qenë se kënga ka për tematikë fuqizimin e vajzave, i tillë është menduar edhe koncepti i videos muzikore.

Në fotografitë e publikuara nga xhirimet, Dafina mund të shihet e përkrahur nga plot femra në një protestë me banderola në duar.

Ndërkohë, në një tjetër imazh, këngëtarja shihet aq e revoltuar sa e tregon nervozizmin e saj edhe ndaj policit.

“Të premten, 18:00, ‘Vet e lype’ me MC Kreshën”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e fotografive në “Instagram”.

Përndryshe, ky nuk është i vetmi projekt i realizuar me videoklip nga albimi, pasi që ajo ka të vizualizuara me klipe edhe këngët “Karma” dhe “Llafe llafe” i cili është në bashkëpunim me Lyrical Son. /Zëri

Image
Image