“Mos hezito, telefono, mos e duro dhunën”, Dafina Zeqiri në klipin e fundit vjen me mesazh të veçantë kundër dhunës ndaj gjinisë femërore

“Mos hezito, telefono, mos e duro dhunën”, Dafina Zeqiri në klipin e fundit vjen me mesazh të veçantë kundër dhunës ndaj gjinisë femërore

Showbiz October 16, 2021 - 11:40

Dy këngëtarët e njohur, Dafina Zeqiri dhe MC Kresha kanë publikuar me videoklip këngën që titullohet “Vet e lype”.

Kënga është pjesa e albumit të këngëtares Zeqiri, i titulluar “Dafinë Moj”.

Dafina në klip shfaqet duke protestuar për të drejtat e grave, ndërsa në fund të klipit ajo ka një mesazh për të gjitha gratë që dhunohen.

“Mos hezito, telefono, mos e duro dhunën”, shfaqet në fund të klipit, e shoqëruar edhe me numrin e policisë 112, ku mund të raportohet dhuna.

Zeqiri ka treguar gjithmonë se është aktiviste për të drejtat e grave, e sidomos në albumin e fundit “Dafinë moj”.

Ajo ka edhe një bashkëpunim me Argjentina Ramosaj të titulluar “Sado”, ku trajton temën e keqtrajtimit të gruas.

Bashkë me videoklipin, është publikuar edhe një mesazh sensibilizues për dhunën kundër në familje, ndërsa janë shfaqur edhe numrat për raportimin e dhunës në Polici. /Zëri

“Vetëm ndërmjet janarit deri në qershor të vitit 2020, janë trajtuar 297 rasteve të ndryshme të dhunës me bazë gjinore në institucionet e drejtësisë. Në 24 orët e fundit, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Shumica e viktimave janë gra! Dhuna në baza gjinore është çështje politike dhe shteti ka rolin e patjetërsueshëm, jo vetëm të mbrojtjes, por edhe adresimit të kësaj çështje dhe parandalimit. Mos harroni, “Kush të rreh, nuk të do!” Mos duro dhunën, raporto në Polici! 112 (nga telefoni mobil) ose 92 (nga telefoni fiks) Email: [email protected]”, shkruhet në mesazhin e publikuar poshtë videoklipit në kanalin e "Youtube".