Ish-tenistja serbe publikon video me këngën e Dua Lipës, reagojnë ashpër komentuesit serbë

Ish-tenistja serbe publikon video me këngën e Dua Lipës, reagojnë ashpër komentuesit serbë

Showbiz October 17, 2021 - 17:31

Ish-tenistja serbe, Ana Ivanoviq ka publikuar një video në faqen e saj zyrtare në “Instagram”, në të cilën ajo tregonte stilin e saj të veshjes.

E gjithë videoja shoqërohej me këngën “Levitating” të këngëtares nga Kosova, Dua Lipa.

Ajo hasi në komente dhe provokime të shumta negative nga ndjekësit e saj serbë, të cilëve nuk u pëlqeu përzgjedhja e këngës së Dua Lipës.

“Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”. Këto ishin disa nga komentet në postimin e Ana Ivanoviqit, /Zëri