Publikohet “intro”, Tayna u këndon heroinave shqiptare

Publikohet “intro”, Tayna u këndon heroinave shqiptare

Showbiz November 28, 2021 - 20:00

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperja nga Prizreni, Tayna, ka lansuar sot për Ditën e Pavarësisë "intro"-n e albumit të ri, “Heroinat”.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa Doruntina Shala (emri i vërtetë) mori vëmendje me dukjen tërheqëse.

“Heroinat” siç mban edhe titullin i dedikohet të gjitha femrave shqiptare që kanë lënë gjurmë në historinë tonë.

Ajo edhe në këtë video ka përmendur Mbretëreshën Teuta, Majlinda Kelmendin, Shote Galicën, Marigonën, Nexhmije Pagarushën, Elena Gjikën etj.

Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse miksimi, masterizimi dhe producimi u bë nga Cricket.

Projekti, i punuar në ‘Friends Entertainment’ nën drejtimin e Yllka Mustafës, besohet se do mirëpritet nga fansat e publiku.

Videoja i është besuar Wonder dhe producent ekzekutiv theksojmë se është Rinor Hykolli.

Në vijim pritet të publikohen edhe këngët e tjera nga albumi i ri i Taynës.