The Weeknd nxjerr këngën e re, fansat të bindur se është për Angelina Jolien

The Weeknd nxjerr këngën e re, fansat të bindur se është për Angelina Jolien

Showbiz January 11, 2022 - 22:31

Asgjë në Hollywood nuk qëndron e fshehtë për një kohë të gjatë, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes yjeve.

Sipas Cosmopolitan, në listën e ‘marrëdhënieve të famshme që u përpoqën dhe nuk ia dolën të qëndronin sekret’ janë gjithashtu edhe këngëtari The ëeeknd dhe aktorja Angelina Jolie , të cilat, janë parë duke u shoqëruar shumë së bashku kohët e fundit. Por, ndërsa dyshja e kanë mbajtur mjaft mirë sekret romancën e tyre deri më tani, fansat kanë vënë re disa prova mjaft bindëse se ata janë bashkë, dhe kjo ka ardhur nga vetë The Weeknd.

Muzikanti 31-vjeçar (emri i vërtetë i të cilit është Abel) së fundmi publikoi albumin e tij të ri “Dawn FM” i cili përmban një këngë të quajtur “Ja ku shkojmë… Përsëri”. Është kjo këngë që ka bërë që fansat të flasin për romancën e tij të përfolur me Anxhelinën, sidomos një frazë e tekstit: Dhe vajza ime e re, ajo është një yll filmi/ Vajza ime e re, ajo është një yll filmi

Duket se marrëdhënia mes tyre po shkon shumë mirë The Weeknd këndon: I thashë vetes se nuk do të bie kurrë më në dashuri por ja ku ndodh përsëri

Kuptohet që fansave nuk iu desh shumë kohë për të bashkuar pjesët, dhe dolën në rrjetet sociale për të ndarë mendimet e tyre se me kë lidhen tekstet.

“Pra, ylli i filmit është Angelina Jolie në ‘Here we Go… Again ‘, apo jo?”, shkruajtën disa prej tyre.