Elon Musk në garë me kohën për të gjetur paratë e blerjes së Twitter-it

Elon Musk në garë me kohën për të gjetur paratë e blerjes së Twitter-it

Showbiz April 20, 2022 - 12:34

Disa ditë më parë, shefi i Tesla-s, Elon Musk, tha se nuk është i sigurt se oferta e tij për të blerë Twitter do të jetë e suksesshme. Ai bëri këtë koment në një konferencë vetëm disa orë pasi kishte ofruar të blinte kompaninë për më shumë se 40 milion dollarë, sipas The New York Times.

Por Morgan Stanley, banka e investimeve që po punon me Musk për një marrëveshje të mundshme, u ka bërë thirrje bankave dhe investitorëve të ndryshëm të finacojnë ofertën e Musk, sipas katër personave që janë në dijeni të situatës.

Musk po vlerëson paketa të ndryshme, duke përfshirë më shumë borxhe të larta dhe një hua kundrejt aksioneve të tij të Tesla, prodhuesit të makinave elektrike që ai drejton. Apollo Global Management, firma e kapitalit privat, është ndër palët që po mendon të financojë Musk dhe ka të ngjarë që kapitali i tij të jetë i madh.

Musk po synon të marrë një ofertë sa më shpejt gjatë kësaj jave. Megjithatë personat e autorizuar për këtë çeshtje nuk i kanë bërë të ditur detajet sepse janë konfidenciale dhe ende po përpunohen, raporton abcnews.al.

Është e paqartë nëse përpjekjet e Musk do të jenë të suksesshme. Por Musk tha se kjo ishte një “ofertë më e mirë dhe përfundimtare”. Rritja e vlerës së aksioneve të kompanisë pas kësaj oferte do ta çonin vlerën e Twitterit në 43 miliard dollarë.

Por oferta e tij u konsiderua skeptike nga Wall Street, sepse ai nuk përfshiu detaje se si do ta realizonte diçka të tillë. Ndërsa bordi i Twitter nuk e ka refuzuar ofertën e Musk, ai u përgjigj disa ditë më vonë me një taktikë mbrojtëse të njohur si “pilula helmuese”.

Një pilulë helmuese do ta pengonte në mënyrë efektive Musk të zotëronte më shumë se 15 për qind të aksioneve të Twitter. 50-vjeçari zotëron më shumë se 9 për qind të Twitter, duke e bërë atë në një moment aksionerin e tij më të madh individual. /abcnews